Si ta perdorim:

Fillo transmetimin e valëve, dhe vërej rezultatet dhe lëvizjen e valëve në vaërsi të frekuencës,

Provoni këto tjerat!

Komente

Difraksioni i radio-valëve

Fusha elektromagnetike është formë e veçantë e materies, energjia e së cilës përhapët në formë të valëve elektromagnetike. Si burim i tyre konsiderohet çdo ndryshim elektrik. Kemi emetues të ndryshëm të valëve elektromagnetike, p.sh. drita diellore, yjore. Nga kjo mund të kuptojmë se kemi forma të ndryshme të tyre varësisht nga gjatësia valore e duke filluar nga vlerat më të vogla të gjatësisë valore dallojmë: rrezet gama, rrezet rëntgen, valët ultravjollce, drita e dukshme, valët infra të kuqe, mikrovalët dhe radiovalët.

Radiovalët emetohen nga lëkundjet e qarqeve elektrike, p.sh. nëse në qark të rrymës alternative kemi frekuencë prej 60 Hz kemi valë me gjatësi valore . Nëse kemi vlera më të vogla kemi radiovalë për transmetime televizive dhe parashikime të motit. Edhe te radiovalët paraqitet dukuria e difraksionit kur ato hasin në ndonjë pengesë në formë të vrimës apo sferë, gjysmësfere, cilindri etj., zakonisht për tu përcjellë prapa pengesave natyrore, duhet të përdoren përforcues.