Si ta perdorim:

Tërhiq magnetin në bobinat e ndryshme ne atë me më shumë, dhe më pak dredha, pastaj vërej ndryshimin e tensionit në voltmetër si dhe intensitetin e poqit elektrik.

Provoni këto tjerat!

Komente

Induksioni elektromagnetik

Duke ditur se rryma elektrike rreth përcjellësit ku ajo rrjedh krijon fushën magnetike, Faradeu u interesua se a mund të ndodh e kundërta. Ai në mënyrë eksperimentale vërtetoi se edhe fusha magnetike mund të krijoj rrymën elektrike. Kjo dukuri u quajt induksion elektromagnetik, kurse rryma e krijuar në këtë mënyrë u quajt rrymë e induktuar. Ekzistojnë disa mënyrë të shkaktimit të induksionit elektromagnetik. Shembulli i paraqitur tregon rastin kur magneti i përhershëm vendoset dhe nxirret nga bobina e palëvizshme. Në këtë rast rryma e induktuar varësisht nga lëvizja e magnetit e ndërron kahun e vet në mënyrë alternative. Kur magneti futet në bobinë kemi një kah të rrymës e kur ai nxirret kemi një kah tjetër. Kjo shihet në voltmetër. Sa më shpejt që futet apo nxirret magneti nga bobina rryma ka intensitet më të madh. Intensiteti po ashtu varet nga numri i dredhave në bobinë. Ligji i Faradeut shprehet me ekuacionin:

Për N dredha:

Minusi tregon se fluksi zvogëlohet pas një kohe .