Kategoria: Fizika bashkohore

Si ta perdorim:

Duke caktuar temperaturen vëreni ndryshimin e gjatësisë valore, dhe intensitetit në grafik. (Për shkak të vlerave të mëdha që ndryshohen si vegël ndihmëse përdorni llupën për afrim dhe largim)

Provoni këto tjerat!

Komente

Ligji i Vinit për rrezatim termik

Rrezatimi termik është një proces elektromagnetik që shprehet me emetimin e valëve elektromagnetike me gjatësi valore prej 400 nm deri 4000 nm, në formë të energjisë termike (nxehtësisë). Dallojmë disa ligje te rrezatimit termik siç janë:

  1. Ligji i Kirkofit
  2. Ligji Stefan-Bolcmanit
  3. Ligji i Vinit
  4. Ligji i Relej-Xhinsit

Vini studioj shpërndarjen e energjisë në spektër të trupit absolut të zi dhe vërejti se në lakoren e shpërndarjes së energjisë me rritjen e temperaturës maksimumet e lakores shmangen nga ana e gjatësive valore më të vogla, duke iu përshtat ngjyrës ultra vjollce. Nga eksperimenti i tij shihet që shpërndarje e energjisë së diellit dhe e trupit absolut i zi është i njëjtë. Ligji i Vinit shprehet me: