Kategoria: Forca dhe Levizja

Si ta perdorim:

Fillo simulimin dhe vërej ndryshimin e energjisë potenciale dhe kinetike varësisht nga pozita e lavjerrësit. Mund edhe të shfaqni forcat që ndikojnë në sferë, me butonin përkatës.

Provoni këto tjerat!

Komente

Energjia kinetike dhe potenciale

Energjia kinetike është madhësi fizike që shprehë aftësinë e trupit për të kryer punë kur ai është në lëvizje. Ajo shprehet me ekuacionin:

Pra sa më e madhe që të jetë shpejtësia, energjia kinetike është më e madhe, e nëse ajo është zero edhe energjia kinetike do të jetë zero.

Energjia potenciale është madhësi fizike që shprehë aftësinë e trupave për të kryer punë si rezultat i bashkëveprimit të tyre. Sipas formës së bashkëveprimit kemi
forma përkatëse të energjisë potenciale. Pasi bashkëveprimi varet prej pozitës së trupave energjia potenciale njihet edhe si energji e pozitës.

Te lavjerrësi matematik në pozitë ekuilibruese energjia kinetike është maksimale pasi që shpejtësia është maksimale. Në këtë rast energjia potenciale është minimale
(zero). Në pozitën maksimale të zhvendosjes së lavjerrësit energjia kinetike është zero sepse shpejtësia është zero kurse energjia potenciale është maksimale sepse zhvendosja
është maksimale.