Kategoria: Forca dhe Levizja

Si ta perdorim:

Fillo simulimin, dhe gjatë lëvizjes së valëve ndërro frekuencën (vlenë për valën e paraqitur me ngjyrë të gjelbërt) në mënyrë që të bëhet interferimi i dy valëve.

Provoni këto tjerat!

Komente

Interferenca e valëve mekanike

Nëse në një mjedis në të njëjtën kohë përhapen dy e më tepër valë që dalin nga burime të ndryshme ato mund të bashkohen në një pjesë të mjedisit. Përbërja i dy e më shumë valëve quhet interferencë vale. Varësisht nga perioda dhe faza e valëve mund të kemi dobësim apo përforcim të tyre. Nëse valët e bashkuara kanë periode dhe fazë të njëjtë kemi përforcim të valës dhe vala rezultuese e rrit amplitudën. Në rast se kemi faza të ndryshme do të kemi dobësim dhe zvogëlim të amplitudës te vala rezultuese. Interferenca e valëve realizohet nga dy burime që lëkunden në frekuencë të njëjtë, që kanë drejtim të njëjtë dhe fazë të njëjtë apo ndonjë ndryshim konstant të fazës. Me këtë rast kemi burime koherente të valëve dhe valë koherente. Valët që interferohen në disa vende përforcohen (rritet amplituda) e në disa dobësohen (zvogëlohet amplituda).

Maksimum:

Minimum: