Kategoria: Gjendjet Agregate

Si ta perdorim:

Cakto parametrat fillestar, dhe vërej lëvizjen e molekulave në varësi të parametrave.

Provoni këto tjerat!

Komente

Ekuacioni i përgjithshëm i gjendjes së gazit ideal

Gazi ideal është term që përdoret për të lehtësuar studimin e gazrave. Gazi ideal (i përsosur) ka molekula sferike me përmasa të papërfillshme që bëjnë goditje elastike mes vete dhe me muret e enës. Për gazra ideale nuk përfillen forcat e bashkëveprimit të molekulave mes veti dhe në mure të enës.

Gjendja e gazit ideal përcaktohet nga tri madhësi kryesore: shtypja, vëllimi dhe temperatura, që quhen parametra kryesore të gazit. Procesi i kalimit të gazit nga një gjendje në tjetrën, kur ndonjëra nga këto parametra mbetet konstante, quhet izoproces. Dallojmë këto izoprocese:

  1. Procesi izotermik kur t=konstant (temperatura e shprehur në C)
  2. Procesi izohorik kur v=konstant
  3. Procesi izobarik kur p=konstant

Këto izoprocese sqarohen me ligjet përkatëse të Bojl-Mariotit (t=konstant), Sharlit (v= konstant) dhe Gej-Lysakut (p= konstant). Këto tri ligje mund të shkruhen me një ekuacion që shpreh lidhjen e madhësive kryesore p, v dhe t e që njihet si ekuacioni i përgjithshëm i gjendjes së gazit ideal. Me këtë rast temperatura shprehet me K si temperaturë absolute.

Ky ekuacion ka formën (për një mol):