Kategoria: Optika

Si ta perdorim:

Vërej difraksionin e dritës duke e ndërruar madhësinë e vrimës.

Provoni këto tjerat!

Komente

Difraksioni i dritës

Çfarëdo devijim i dritës nga përhapja drejtvizore e saj quhet difraksion. Difraksioni paraqitet kur drita kalon nëpër vrima apo qarje të vogla, pranë teheve të mprehta,
apo kur ajo has në ndonjë pengesë në formë të gjysmërrafshit, fijes, sferës, cilindrit, rrjetës etj.

Difraksioni në pengesa me vrimë ndodh kur dimensioni i tyre është i përafërt me gjatësinë valorë të valës rënëse. Difraksioni shpjegohet vetëm nëse dritën e
konsiderojmë të natyrës valore. Nëse dimensioni i vrimës është më i madh se sa gjatësia valore e valëve të dritës, difraksioni ndodh vetëm afër skajeve të vrimës, e jo në mes të
vrimës. Lidhja mes gjatësive valore dhe gjerësisë së vrimës shprehet me formulën:

(a=gjerësia e vrimës; $\lambda $=gjatësia valore; P=1, 2, 3…)