Kategoria: Optika

Si ta perdorim:

Zgjedhni këndin e rënies dhe indeksin e thyerjes në qelq, cakto ambientin e rënies së dritës dhe vërej rezultatet përkatëse.

Provoni këto tjerat!

Komente

Reflektimi dhe thyerja e dritës

Dallojmë 4 ligje themelore të optikës gjeometrike:

  1. Ligji i përhapjes drejtvizore të dritës
  2. Ligji i pavarësisë së tufave të rrezeve të dritës
  3. Ligji i reflektimit të dritës
  4. Ligji i thyerjes së dritës

Ligji i reflektimit të dritës thotë: gjatë rënies së rrezes së dritës në ndonjë pasqyre të rrafshët, rrezja rënëse dhe e reflektuar formojnë kënde të njëjta me normalen e tërhequr në pikën e rënies.

Ligji i thyerjes së dritës thotë: rrezja rënëse dhe e thyer qëndron në të njëjtin rrafsh, kurse raporti i sinuseve të këndit të rrezes rënëse dhe asaj të thyer në krahasim me
normalen është gjithmonë konstant.